Përbërësit:

500 gr kocë

200 gr borzilok

100 gr pomodorini

50 gr miell

2 patate

2 karota

2 gjethe dafinë

1 kungull jeshil

1 limon

Rozmarinë

Trumzë

Pak gjalpë

Kripë

Piper

Përgatitija:

Fillimisht sfiletojmë peshqit dhe iu heqim lëkurat karotave. Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim lëkurat e karotave sëbashku me kockat e peshqve dhe shtojmë në to edhe trumzë, borzilok, rozmarinë dhe majdanoz. Pasi të skuqen për pak shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë. Presim në feta të holla kungullin, karotat, patatet dhe i ziejmë në një tenxhere me ujë. Vendosim në një tavë filetot e peshkut dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri. Në të njëjtën tavë po ashtu shtojmë edhe kungullin, karotat, patatet e ziera, pomodorini, kripë, piper, vaj ulliri, pak verë, lëngun e përgatitur me kockat e peshkut dhe i fusim në furrë në 180 gradë. Gjethet e mbetura të borzilokut, majdanozit dhe trumzës i vendosim në mikser, shtojmë në to lëkurë limoni, lëngun e tij, vaj ulliri dhe i miksojmë derisa të bëhen krem./tvklan.al