“Jo bashkime familjesh për festa, të respektohen masat”

Maqedonia e Veriut për momentin nuk planifikon mbyllje të kufijve me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit korona, por fokusi edhe më tej është në parandalimin e transmetimit lokal. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe shpreh bindjen se për festat e Vitit të Ri më së miri është që të mos përzihen më shumë familje për arsye të festimeve.

Në periudhë kur në vend ka fluks të mërgimtarëve, për shkak të festave të Vitit të Ri, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe rikujton se nuk është e rekomandueshme të grumbullohen shoqëri të mëdha ose të merren me qira shtëpi pushimi në vendet turistike për të festuar.

 “Megjithatë nëse ka situata të tilla, qytetarët dhe njerëzit duhet të qëndrojnë së bashku me familjet e tyre, të mos përzihen më shumë familje së bashku, ky është rreziku kryesor, masat do të jenë në fuqi duke filluar nga dita e premte, nga 18 dhjetori deri më 20 janar”, shprehet ministri.

Maqedonia e Veriut për momentin nuk planifikon mbyllje të kufijve, sepse vlerësimi i autoriteteve shëndetësore është se kufijtë e hapur nuk janë rrezik për përkeqësimin e infeksionit, por transmetimi lokal. Në pyetjen e gazetarëve rreth informacioneve se fëmijët që kanë pasur pasqyrë të lehtë klinike të COVID-19 më vonë kanë komplikime më serioze, drejtoresha e Klinikës së fëmijëve, me mesazh qetësues.

“Kjo duhet të verifikohet sepse paniku te prindërit arsyetohet kur lexojnë informata të tilla, por realitetin do ta shohim kur do të bëjmë konstatim eventual të gjendjes faktike”, thotë Aspazija Sofijanova.

Me donacion nga një kompani private, reparti i neonatologjisë në Klinikën e fëmijëve është rinovuar tërësisht por edhe është pajisur për funksionim të pandërprerë.

Klan Macedonia