Në prag të formimit të qeverisë së re në Maqedoni, kanë filluar të qarkullojnë zërat dhe për emrat e ministrave të rinj.
Në këto kalkulime përmendet edhe emri i deputetit Rexhail Ismaili nga Kumanova e Likovës.
Burime nga BDI theksojnë se akoma nuk është përcaktuar dikasteri për Ismailin, për faktin se paraprakisht ndarja do të diskutohet me partnerët e koalicionit.
Flitet se nga një post qeveritar do t’i takojë edhe Arbër Ademit dhe Mervan Xhemalit, anëtarë të partisë nga Kumanova dhe Likova. (INA)