Më dorë mbi kushtetute, janë betuar ministrat e rinj në Presidencë.
Para kreut të shtetit, Bajram Begaj, janë betuar tre ministrat e rinj që i shtohen kabinetit “Rama”, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Financave, Petrit Malaj si dhe Taulant Balla i cili tashmë mban detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet më Parlamentin.
Betimi i ministrave u realizua pas votimit në Parlament pasditen e së martës. Edhe pse ishte një proces formal, Parlamenti u përfshi nga kaosi dhe fyerjet pasi deputetët e PD bllokuan disa herë foltoren e Parlamentit.
Shkak për këtë kaos u bë një kërkesë e grupit parlamentar për të zhvilluar një debat 6 orësh për ndryshimet në qeveri, gjë e cila u refuzua.
Situata e krijuar në seancën parlamentare, bënë që Lindita Nikolla të mbyllte detyrën e saj si kryeparlamentare me një vendim për përjashtimin e Gazment Bardhit.
Tashmë edhe e votuar në Parlament, Elisa Spiropali është kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë.
Përveç ndryshimeve në qeveri, kryeministrit Edi Rama njoftoi në kongresin e PS të dielën edhe zëvendësimin e Bledi Çuçit me Niko Peleshin në detyrën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS. Ndërsa Çuçi do të zëvendedësojë Ermonela Felajn, duke mbajtur postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Për shkak se Ervin Hoxha la postin e drejtorit të Inspektoriatit Kombetar te Mbrojtjes se Territorit, për t’u bërë ministri Brendshëm, kryeministri Edi Rama e zëvendësoi atë me Dallëndyshe Bicin, e cila më parë drejtonte Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Klan News