Eliminimi i kimikateve të ndodhura në zonën e Porto Romanos po kalon në fazën e studimit. Problem mbeten ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore të ndotura, të cilat më pas rrjedhin dhe në drejtim të detit.
Po ashtu një element i rëndësishëm për groposjen e këtyre lëndëve toksike mbetet dhe kapsulimi apo izolimi me argjilë i zonës ku do të hidhen element kimike për të penguar infiltrimin e mëtejshëm të helmeve.
Et’hem Ruka: Të mund të përjashtojmë të gjitha ujërat nëntokësore që përshkojnë zonën drejt detit Adriatik.
Ndërsa për ndërhyrjen konkrete në këtë zonë të nxehtë të vendit tonë, ministri Ruka nuk jep një afat përveç dëshirës së mirë për të ndërhyrë sa më shpejtë në Porto Romano.
Et’hem Ruka: Unë nuk mund të jap një datë shumë të saktë, por dëshiroj t’ju them që interesi i Ministrisë së Mjedisit dhe qeverisë shqiptare dhe i imi si ministër është që mundësisht të fillojnë që nesër.
Në takimin që kreu i mjedisit zhvilloi me përfaqësues të kompanisë gjermane KGC Consult dhe të shërbimit gjeologjik shqiptar, u diskutua për rrugët më të mira për rehabilitimin e kësaj zone.
Kostoja e gjithë kësaj pune mund të shkojë deri në 15 milionë euro, por kjo do të ulet pas ndihmës që do të japë shoqëria shqiptare./tvklan.al