Punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë 37 km e gjatë, vijojnë me ritme të larta në lotin e parë të saj të tenderuar vetëm pak kohë më parë. Në këtë segment ka përfunduar ngritja e urave dhe ka filluar shtrimi me çakull i trasesë. Dhe sipas parashikimeve 7.1 km e parë të saj pritet të jenë të shtruara me asfalt brenda muajit shtator.
Dhurim Alinanaj: “Ka përfunduar veprat e .. dhe janë drejt përfundimit, ka filluar mbushja me çakëll. Bëhet fjalë që në vjeshtë apo në tetor, apo nëntor ky aks i parë do të jetë i asfaltuar”.
Puna pritet të nis së shpejti edhe në dy lotët e tjera të rrugës, ku zbatimi i projektit është në fazën e tenderimit.
Dhurim Alinanaj: “Ka përfunduar dhe është shpall fituesi i lotit tjetër nga Delvina, loti që është afërsisht 5 km me një vlerë afërsisht 5 miliard. Është shpallur fituesi i këtij loti në drejtim nga Qafë-Breshëri në fshatin Senicë”.
Aksi do të lidh banorët e komunave Kardhiq e Vergo fillimisht me Delvinën dhe në vazhdim me Sarandën, duke devijuar kalimin nga Gjirokastra dhe Qafa e Muzinës. Me ndërtimin e kësaj rruge distancat drejt bregdetit do shkurtohet me rreth 30 km. Ajo është një financim i buxhetit të shtetit dhe do kushtoj rreth 600 milion lekë./tvklan.al
Gazetar: Njazi Sako