Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ambasada Amerikane fillon rrëzimin e murit përforcues, që e ruajti për dy vjet dhe ndërtimin e një muri të ri. Këtë e ka paralajmëruar edhe vetë ambasadori Limpreht, përpara zgjedhjeve të Tetorit. Ndryshimi do të prekë perimetrin e jashtëm të territorit të ambasadës, në mënyrë që të lidhet mirë me arkitekturën e përgjithshme të kësaj ambasade.

Gjatësia e këtij muri është mbi 550 metra. Muri do të lyhet me ngjyrë të verdhë me një shirit të bardhë, për t’iu përshtatur pamjes së ndërtesës kryesore. Puna ndërtimore po kryhet nga një kompani amerikane. Ky projekt kap shifrën 1.35 milion dollarë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti