Drejtues të Bashkisë së Tiranës kanë rikonfirmuar faktin se e shtuna do të vazhdojë të mbetet një ditë ku do t’i kushtojnë rëndësi prishjes së ndërtimeve midis hapësirave të banimit dhe heqjes së materialeve inerte.
“Tashmë e kemi vendosur që e shtuna për ne do të jetë punë në komunitet për gjithë kohën që ne do të shërbejmë në Bashkinë e Tiranës. Rezultatet e kësaj pune deri tani i kemi parë, duken shumë pozitive.”
Ky aksion u krye në një bllok pallatesh pranë “21 Dhjetorit” ku punonjës të bashkisë kanë shembur ndërtime të tjera pa leje si dhe kanë hequr materialet inerte. /tvklan.al