Ishte menduar si një dështim, por filmi i ri “Jumanji: The Next Leval” rezultoi të ishte një sukses ndërkombëtar.

Ndonëse kompania prodhuese ‘Sony’, nuk kishte shpresuar për të ardhura të mëdha, ai i ka lënë të gjithë të surpizuar. Jo vetëm që filmi pati një hapje të shkëlqyeshme, në të gjitha kinematë botërore, por ka fituar madje 60 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe gjithashtu ka arritur sukses fantastik në pjesën tjetër të botës me 212 milionë dollarë.

Duket se ky prodhim i ri doli jashtë pritshmërive, duke ju afruar në të ardhura projektit kinematografik të parë, i cili në vetëm 5 ditë fitoi në Amerikë rreth 52.7 milion dollarë ndërkohë në rang botëror fitoi 557 milionë dollarë.

Dwayne Johnson, Jack Black, Kevin Hart duket se ja dolën të bënin përsëri për vetë një publik të tërë, por ngelet për tu parë nëse do ja dalin të qëndrojnë të preferuarit të fansave edhe në javët ne vazhdim.

Klan Plus