Balla: U aplikua një procedurë e thjeshtuar
Këto janë pamjet kur 28-vjeçari, Bruno Çobo i arrestuar në Abu Dabi mbërrin në tokën shqiptare, duke u bërë kështu i ekstraduari i parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
I riu që shihni në foto ishte shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal prej 16 personash, të cilët përmes mashtrimit me Call Center të rreth 1200 shtetasve italianë të cilëve i zhvatën 4.7 milionë Euro.
Pas arrestimit pak kohë më parë, 28-vjeçari kishte shprehur dëshirën e tij për kthyer vetë në Shqipëri. Në këto kushte, dorëzimi i tij tek autoritetet u bë përmes një ekstradimi të thjeshtuar, operacion ky i finalizuar nga Interpol Tirana.
“Ekstradimi i thjeshtuar ka të bëjë me një metodë që ka në vetvete një komunikim mes INTERPOL Tiranës dhe INTERPOL Abu Dhabit dhe bëhet fjalë për një deportim, pala e Emirateve të Bashkuar e sjellë deri në aeroportin e Dubait dhe nga ai moment dhe më pas përmes avionit dorëzohet në aeroportin e Rinasit.”
Ministri Balla njoftoi se me Emiratet e Bashkurara Arabe nuk po negociohet vetëm për ekstradimet e eksponentëve të krimit, por dhe për një marrëveshje tjetër.
“Po negociojmë me EBA një marrëveshje në fushën e financimit në Shqipëri të një sistemi monitorimi me kamera dhe radarë të rrugëve të qyteteve kryesisht për të mundësuar pakësimin e numrit të punonjësve të policisë në rrugë, dhe për të rritur nivelin e sigurisë dhe monitorimit. Në këtë aspekt, ajo që dua t’ju them është, se, nga autoritetet e këtij vendi partner, të cilin ne i kemi dorëzuar një listë me personat që kërkohen nga drejtësia. Jemi në komunikim të përditshëm edhe për raste të tjera.”
Aktualisht në Dubai falë Interpol Tirana janë vënë në pranga eksponentë të fuqishëm të botës së krimit. Mes tyre janë Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Florenc Çapja, Denis Brajovic të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe pas informacioneve të servirura nga Interpol Tirana.
Tv Klan