Finalja e Kupës së Shqipërisë do të mbyllë sezonin e futbollistik në Shqipëri. Skënderbeu dhe Tirana do të luajnë mbrëmjen e së mërkurës për këtë trofe pas një kampionati që solli atë që kërkonin. Skuadra korçare edhe pse nuk e mori titullin kampion këtë sezon synon që të triumfojë në kupë për herë të parë në historinë e klubit. Trajneri Ilir Daja kërkon këtë vlerësim që të mos mbyllin sezonin pa trofe.

Ilir Daja (Trajner i Skënderbeut)

Mbyllja e sezonit të Skënderbeut pa një trofe pas atyre do të thontë që në këto 6 vjet ka bërë mirë dhe këtë vit nuk bëri mirë.

Trajneri i Skënderbeut nuk e shikon Tiranën si një rival të dorëzuar, pas rënies nga kategoria.

Ilir Daja (Trajner i Skënderbeut)

Një ekip si Tirana ka forcë që të mbledhë veten në këtë fund kampionati dhe për të treguar ndoshta që nuk ka qenë verditkti më i mirë rënia nga kategoria. Duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin mund të fitojmë kupën.

Skënderbeu do të qëndrojë në Durrës, duke iu drejtuar Elbasanit pak para nisjes së finales. Mungesat e sigurta janë Salihi dhe Osmani, të përjashtuar nga Komisioni i Disiplinës. Tirana po qëndron larg vëmenjdes së tifozëve dhe mediave, duke zhvilluar stërvitjet me dyer të mbyllura. Triumfi në Kupën e Shqipërisë edhe pse nuk do ta kthente në Superligë do ta dërgonte në Europa League.

 

Tv Klan