Bota e sportit është gati për spektaklin më të madh, finalen e SuperBowl. Ngjarja e planifikuar për t’u mbajtur mes të dielës dhe të hënës së 9 e 10 Shkurtit, pritet të jetë e jashtëzakonshme jo vetëm në fushë, teksa në shifra po reflektohet plotësisht.
Siç raporton gazeta amerikane “Forbes”, loja finale e SuperBowl ofron çdo vit hapësirën reklamuese më të kërkuar dhe më të shtrenjtë në botën e televizionit. Markat e ndryshme të interesuara për të përvetësuar hapësirën e tyre janë të gatshme të investojnë mbi 8 milionë dollarë për një spot 30 sekondësh. Vitin e shkuar, një hapësirë reklamimi mes dy pjesëve kushtoi 7 milionë dollarë.
Finalja e SuperBowl cilësohet si më e rëndësishmja në botën e sportit amerikan dhe sipas sondazheve, reklamat janë një prej arsyejeve që ndiqet nga publiku në shtëpi. 11% e shikojnë pikërisht prej tyre, teksa 80% pranuan se i ndjekin dhe 1/4 e tyre zbuluan se i shikojnë me vëmendje.
Rreth 50% pritet të paguajnë për të qenë pjesë e spoteve të reklamave në pushimin mes pjesëve, e ku kryesisht hapësirën më të madhe e zënë ato të ushqimeve. Finalja e Superbowl që përplas kampionët në fuqi, Kansas City Chiefs dhe Philadephia Eagles do të ketë të ftuar special këngëtarin Kendrick Lamar, i cili ka performuar në një ngjarje të tillë edhe në vitin 2022.
Klan News