Rekordet vendosen për t’u thyer, por finalja e Superbowl i rrëzon ato vit pas viti. Sipas asaj që raportohet nga mediat amerikane, fitimet për ngjarjen më të madhe sportive në vend do të kapin kulmin.

Numri i lartë i tifozëve sjell edhe një konsum më të lartë të ushqimeve, e ndër të preferuarit e tyre është padyshim, krahët e pulës.

Mbi 1.5 miliardë krahë pule parashikohet të shiten, shifër që përfaqëson një rritje prej 1.5% krahasuar me atë të vitit të kaluar. Ushqim që ka pësuar edhe rritje të çmimit të tyre.

Dy tifozëritë janë të njohura që konsumojnë jo pak ushqim, pasi edhe në takimet play-off kanë shënuar rekord blerjesh.

Konkretisht, ato të Philadelphia u rritën me 19% nga një vit më parë, ndërsa ato të Kansas City me 21.9%.

Klan News