Fiorentina zhgënjeu në shtëpi, pasi u mposht nga Udinese me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.

Skuadra nga Fierence e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 8-të, kur Moise Kean shënoi me penallti.

Megjithatë në pjesën e dytë miqtë ia dolën të përmbysin rezultatin. Lucca barazoi shifrat në minutën e 49-të, ndërsa tetë minuta më vonë ishte Thauvin që realizoi golin e dytë për Udinese-n.

Me këtë humbje, Fiorentina mban vendin e pestë me 31 pikë, ndërsa Udinese shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e nëntë. /tvklan.al