Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit në SPAK paraditen e së hënës, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që e la nën masën “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.
Ndryshe nga hera e parë që Berisha firmosi dhe la një shënim në fletën e detyrimit të paraqitjes në hollin e Prokurorisë, gjatë ditës së sotme Berisha është ngjitur lart në zyrat e agjentëve të BKH-së, ku ai do të firmosë në zbatim të masës së sigurimit.
Ashtu si radhën e shkuar, mbështetësit e Partisë Demokratike, së bashku me deputetë e zyrtarë demokratë, protestuan para Prokurorisë së Posaçme duke nisur që prej orës 09:30.
Kujtojmë se në datën 6 Janar të këtij viti, Berisha u paraqit në SPAK nën brohorimat e mbështetësve. Kryetari demokrat repektoi vendimin e Apelit “detyrim paraqitje”, ku qëndroi në SPAK jo më shumë se 7 minuta. Theksoi se ky vendim do t’i shtojë votat në zgjedhjet e 11 Majit.
/tvklan.al