Tatimet: Nga Janari faturat me shtetin do të jenë elektronike
Vitin e ardhshëm do të nisë një mënyrë e re për të gjithë bizneset, se si ata duhet të bëjnë raportimet në sistemin e tatimeve në kohë reale, përmes procesit të fiskalizimit.
Prej datës 1 Janar të gjithë sipërmarrjet të cilat kanë marrëdhënie me shtetin, duhet që faturat, rakordimet e arkës, librat e blerjeve dhe të shitjeve, duhet t’i hedhin online në një portal të krijuar posaçërisht për fiskalizimin: SelfCare.
Tatimet e kanë testuar këtë sistem, ndërsa vetë bizneset mund të hyjnë dhe të mësojnë përdorimin e tij. Bizneset kanë edhe 2 muaj e gjysmë kohë që të përgatiten për lëshimin e faturave elektronike.
“Duhet të kenë softëarin për këtë sistem, një pajisje kompjuterike, akses në internet dhe certifikatë nga AKSHI”.
Procesi i fiskalizimit do të mundësojë uljen informalitetit, përmes aksesit në kohë reale të faturave të biznesit dhe kryqëzimit të të dhënave të tyre.
“Kemi akses në kohë reale, bëjmë kryqëzim të dhënash dhe kemi informacion për shitje, faturime, detyrime”.
Në 1 Korrik edhe bizneset duhet të lëshojnë me njeri-tjetrin fatura elektronike, ndërsa më 1 Shtator kjo do të lëshohen nga kjo platformë edhe faturat që u lëshohen qytetarëve.
Tv Klan