Ministria e Financave dhe Ekonomisë po e rishikon pas letrës së shoqatave të biznesit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të rishikojë udhëzimin, i cili i jepte të drejtë administratës tatimore të mblidhte me forcë detyrimet e kompanive edhe duke bllokuar llogaritë personale të aksionerëve dhe administratorëve të kompanive.

21 shoqata biznesi i kërkuan përmes një letre përmirësim të udhëzimit, pasi mund të krijonte hapësira për abuzime.

Sipërmarrësit kërkuan që bllokimi i llogarive personale të bëhet në përputhje me ligjin për “Shoqëritë tregtare”, vetëm në rastin kur me vendim gjykate vërtetohet abuzimi i tyre në dëm të kompanisë, e cila rezulton dhe debitore.

Tv Klan