Pas zhurmës që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, Administrata Tatimore ka rishikuar këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira.
Pas analizave të thelluara të Administratës Tatimore është konkluduar që për një kategori të caktuar prej rreth 9.000 tatimpaguesish, mund të merret parasysh shpenzimi minimal në masën 30%, sikurse e njeh ligji.
Kjo formulë është aplikuar tek këta tatimpagues që gjatë vitit 2023 rezultojnë me shpenzime më pak se 30% dhe duke qenë se ligji e lejon pagesën në mënyrë afrofe të shpenzimit prej 30%, Administrata Tatimore e vlerësoi këtë opsion dhe e konsideroi si të ligjshëm për ta aplikuar.
Kjo përllogaritje ka prekur rreth 9.000 tatimpagues nga afro 25.000 që ofrojnë shërbime profesionale në total sipas Administratës Tatimore.
Me qëllim lehtësimin e tatimpaguesve dhe për t’ju përgjigjur kërkesave të tyre drejtuar Drejtorive Rajonale Tatimore përkatëse, Administrata Tatimore ka rishikuar këstet e Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024, duke marrë parasysh në këtë rillogaritje këto 3 kategori tatimpaguesish.
Administrata Tatimore thekson se këto janë parapagime dhe se përllogaritja finale e Tatimit mbi të Ardhurat do të kryhet në deklaratën vjetore të vitit 2024.
Klan News