Atalanta është padyshim skuadra e momentit në Serie A. Bergamaskët regjistruan fitoren e 10-të radhazi në elitën e futbollit italian, pasi mposhtën minimalisht Cagliari-n.
Një goli i shënuar nga Zaniolo në minutën e 66-të i dha fitoren miqve, që qëndrojnë të qetë në krye të renditjes.
Atalanta mban vendin e parë me 37 pikë, duke mos njohur rivalë deri tani. Në krahun tjetër, Cagliari, ku titullar ishte edhe portieri shqiptar Alen Sherri, mban vendin e 15-të me 14 pikë. /tvklan.al