Bylis regjistroi fitoren e tretë radhazi. Ballshiotët triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të në Superligë.

Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Nevil Dedes, që vazhdon të ngjitet në renditje. Berko zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë nisi me miqtë më kërkues. Në minutën e 61-të, ishte sërish Berko i cili dyfishoi shifrat. Golin e tretë e shënoi Peralta në minutën e 77-të, duke vulosur rezultatin në 3-0.

Me këtë fitore, Bylis ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e tetë me 4 pikë më pak. /tvklan.al