Ky është momenti kur deputeti demokrat, Flamur Noka ka qëlluar me një top letër socialistin Erjon Braçe. Tensioni në seancë erdhi pas fyerjeve që Braçe bëri ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa fliste në foltoren e kuvendit.

Kjo përplasje mes tyre shkaktoi tension në sallë, çka e detyroi drejtuesen e seancës të ndërpriste punimet e kuvendit.

Por edhe pas rifillimit të seancës tensioni mes palëve nuk u arrit të shuhej. Kaq mjaftoi që sërish drejtuesja e seancës të ndërpriste për herë të dytë seancën plenare.

Por jashtë punimeve të kuvendit ish-kryeministri Berisha tha se sjellja e deputetit Noka u imponua nga reagimi i socialistit Braçe.

Taulant Balla i hodhi poshtë pretendimet e demokratëve dhe tha se seance plenare nuk do të fillojë pa përjashtimin e Nokës.

****

Berisha: Në 18 shkurt shpëtojmë nga kryebanditi

 

Edi Rama

Berisha, përsëriti akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama, për lidhje me krimin.  “

18 shkurti është dita për t’i dhënë duart njëherë e përgjithmonë kryebanditit Edvin Kristaq Rama, që në pushtet solli terroristët, bandat kryesore, krimin më të shëmtuar. Javën e kaluar solla prova për lidhjen e Olsi Ramës me “Hakmarrjen për Drejtësi”, me grupin e Xibrakës. Solla të dhënat e sistemit TIMS tregojnë se Olsi Rama doli jashtë shtetit me makinë të modifikuar për transportin e kokainës. Rama ka 4 javë që fshihet si mi, të vijë këtu t’u thotë shqiptarëve përse. Të tregojë mesazhet që merr nga burgu nga Aldo Bare, Dritan Dajti, etj. Grupin terrorist më të fuqishëm të Ballkanit e shpalli të pafajshëm një javë më parë”/ TV KLAN