Flamurtari humbet kontaktet me kreun në Kategorinë e Parë. Vlonjatët u ndalën në barazim 1-1 në transfertën e Apolonisë për tu distancuar tashmë me 4 pikë nga Vora kryesuese. Një sfidë me raste në Fier, por që në fund, pa dy ekipet pretendente për tu ngjitur në Superligën shqiptare në fund të sezonit që ndajnë pikët.

Ishin vendasit ato që kaluan të parët në avantazh me anë të Maksutit. Kundërsulmi i fierakëve rezultoi efikas, me Maksutin që e kishte të lehtë për të shënuar dhe kaluar në epërsi Apoloninë. Gjithsesi, edhe mbetja me 10 futbollistë nuk e ndali hovin e Flamurtarit.

Në të 79-ën krosimi i Trashit gjeti të vetëm Selimin, i cili shënoi për 1-1 për t’i dhënë edhe një pikë sigurisht të rëndësishme për objektivat e vlonjatëve. Në takimin tjetër, Besa triumfoi 1-0 ndaj Lushnjes, për tu ngjitur në vendin e dytë me 38 pikë.

Klan News