Dy ndeshjet e Kategorisë së Parë për javën e 20-të, nuk sollën ndryshime në renditje.

Vora dhe Besa barazuan 1-1 mes tyre, në një sfidë shumë të luftuar, ku nuk mungoi as tensioni. Spahiu i dha avantazhin kavajasve në minutën e 69-të, por 10 minuta më vonë, Dajan Shehi barazoi shifrat në 1-1. Në fund të takimit, Besa kishte pretendime për penallti, por Eldorjan Hamiti nuk ishte i këtij mendimi. Kjo solli tension mes palëve dhe protesta të shumta.

Me këtë barazim, Vora mbetet në krye me 48 pikë, ndërsa Besa humb terren në luftën për kreun, pasi mban vendin e tretë me 40 pikë.

Fitore të rëndësishme mori Flamurtari, që mposhti 3-0 Kastriotin. Goli i Oshaftit dhe dopieta e Ememe, i dhanë triumfin vlonjatëve, të cilët renditen të dytët me 46 pikë. /tvklan.al