Në Kategorinë e Parë, u luajtën tre ndeshjet e fundit, të vlefshme për javën e 21-të.
Pretendentet bënë detyrën, duke fituar ndeshjet e tyre. Vora fitoi minimalisht në një transfertë të vështirë ndaj Burrelit. Goli i shënuar nga Hasaj, i dha triumfin Vorës, që mbetet në krye me 51 pikë.
Fitore të rëndësishme mori edhe Flamurtari ndaj Lushnjës, me rezultatin e pastër 3-0. Vlonjatët renditen në vendin e dytë me 49 pikë.
Pas katër ndeshjeve pa fitore, Besa u rikthye te suksesi, pasi mundi 2-1 skuadrën e Kukësit. Greca zhbllokoi rezultatin në minutën 74-t, ndërsa 3 minuta më vonë verilindorët barazuan shifrat.
Jurgen Goxha bëri heroin në minutën e 93-të, duke shënuar golin e fitores për kavajasit. Kjo fitore, e ngjit Besën në kuotën e 43 pikëve, në vendin e tretë.
/tvklan.al