Gjashtë ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 22-të, prodhuan “lumë” golash të shënuar.
Vora shkatërroi Erzenin me rezultatin e thellë 5-1. Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Arian Bellait, që mban kryesimin me 54 pikë, dy më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.
Vlonjatët triumfuan 3-1 ndaj Besës pretendente në shtëpi. Sfidë e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund festuan vlonjatët.
Ngjitja në elitë bëhet shumë e vështirë për Besën, që tani mban vendin e tretë me 43 pikë, shumë larg dy vendeve kryesuese.
Në sfidat e tjera, Lushnja fitoi 4-2 ndaj Valbonës, ndërsa Korabi mposhti 2-1 Kastriotin. Kukësi u mund nga Burreli 0-3, ndërsa sfida Apolonia-Pogradeci u mbyll në barazim pa gola.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al