Këtë të shtunë, u luajtën gjashtë ndeshje, të vlefshme për javën e nëntë në Kategorinë e Parë.

Flamurtari triumfoi minimalisht ndaj Kastriotit në transfertë. Sukses i rëndësishëm për vlonjatët, që kryesojnë të vetëm renditjen me 24 pikë.

Kuqezinjtë iu falën barazimit të dy rivalëve direktë Besës dhe Vorës, që u ndanë në “paqe” me rezultatin 1-1.

Vora mban vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Besa renditet e treta me 21 pikë. Fitore regjistroi edhe Burreli, që mposhti 1-0 Erzenin në shtëpi.

Bie në sy fitorja e Lushnjës me shifrat e thella 5-0 ndaj Kukësit, duke “zhytur” në krizë verilindorët. Në ndeshjet e tjera, Apolonia fitoi 3-0 ndaj Korabit, ndërsa Pogradeci mposhti 1-0 skuadrën e Valbonës. /tvklan.al