Nga e marta në vend rikthehet i ftohti siberian, me temperatura që shkojnë deri në -8 gradë në zonat malore dhe -2 në ato të ulëta.
Tashmë temperaturat e larta dhe me diell të vjeshtës I lanë vendin temperaturave të ftohta me reshje shiu dhe dëbore.
“Fundjava do të mbetet me vranësira dhe shira të dobët e lokale. Gjatë natës së diel si edhe mëngjesi i së hënës do të ketë reshje dëbore në verilindje dhe juglindje të vendit, në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit. Reshjet do të jenë në sasi të pakta deri në 10 apo 15 cm. Parashikohet që nga dita e marte dhe në vijim të mbërrije i ftohti siberian duke bërë që temperaturat të jenë të ulëta në zonat malore deri në -8 gradë C, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta nga 0 deri në -2 gradë C”.
Sipas sinoptikanëve dita e mërkurë dhe enjte do të jenë edhe ditët më të ftohta.
“Ditët me të ftohta të javës do të jenë dita e mërkurë dhe dita e enjte. Java tjetër nuk do të ketë reshje, por do të jetë e ftohtë”.
I ftohti dimëror që po mbërthen Shqipërinë vjen nga Europa Qendrore duke u shtrirë deri në gjithë Ballkanin dhe Detin Mesdhe./ TV KLAN