Ditët më të ftohta të këtij dimri deri më tani do t’i përjetojmë në fundjavë, ku i gjithë vendi do të jetë nën ndikimin e të ftohtit siberian, me temperatura disa gradë nën zero.
Por, krahas këtyre temperaturave ekstreme, Shqipëria do të vihet edhe nën pushtetin e dëborës.
Edhe pse në vlera ekstreme, sinoptikanët nuk e vlerësojnë të pazakontë këtë situatë, e cila është e njëjtë me janarin e vitit të shkuar.
Me një parashikim të përgjthëshëm janari mendohet se do të jetë një muaj shumë i ftohtë dhe me pak reshje./ TV KLAN