Për të afërmit e Mustafait dhe Adilit arrestimi dhe gjykimi i tyre për nxitje të urrejtjes kombëtare është i padrejtë. Babai i Gafurr Adilit i cili ka ardhur nga Kërçova e Maqedonisë thotë se djali i tij ka luftuar për çështjen Shqiptare, por ndërkohë shprehet se nuk është në dijeni në hollësi për pjesmarrjen e tij në armatën kombëtare Shqiptare.
“Djali është marrë ka punuar në Zvicër. Djali ka rënë në burg këtu në Shqipëri, njëher e burgosën Sllavët atje, tani e burgosën vëllezërit tanë dhe vetëm i lutem zotit shëndoshë”.
Një tjetër i afërm i Adilit, Ramazan Bajrami 74 vjeç tregon se ka qënë vetë për disa kohë komandant i 30 trrupave të UÇK, ndërësa shprehet se AKSH përbëhet nga të paktën 400 të tillë.
Ramazan Bajrami: “Gafurr Adili dhe grupi i tij kanë pasur 400 ushtarë në Kumanovë, Gafurr Adili dy herë është paraqitur në shtab, aty kemi qënë me Ali Ahmetin, me Gëzim Azdrenin, ka kërkuar që të vij bashkuar se atje përjashta kan qënë gjithmon bashkë. Maqedonia është armiku më i madh i Shqipërisë, çdo muaj, çdo javë ja vret nga një në kufij dhe tani ti përmbushin dëshirën Sllavit dhe ta burgosi është e padrejtë”.
Banorët e Kërçovës i kanë dërguar Presidentit Shqiptarë Alfred Moisiut, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Ministrit të Drejtësisë dhe Gjykatës së Tiranës një letër ku thuhet, për ne Shqiptarët që jetojmë në kthetrrat e robërisë së Makosllave në Maqedoni arrestimi i Gafurr Adilit dhe Taip Mustafait ishte një goditje e rëndë. Sido të jetë fundi i gjykimit të tyre, zgjidhja e çështjes tonë nuk ka marrë fund. Pavarsisht proceseve të tij, ndërkohë që pasiguria për të jetuar i lirë dhe i barabartë siç është rasti në Maqedoni, ku Maqedonasi pretendon privilegje dhe bashkim, ndërësa Shqiptari është nënshtruar, pjestarë të AKSH do të bëhen dhe fëmijët e djepit, thuhet ndër të tjera në letrën e Shqiptarëve të Kërçovës./tvklan.al