Menaxheri i Barcelonës, Hans Flick, tha se përballja me ish-klubin e tij Bayern Munich në Ligën e Kampionëve do të jetë e veçantë.

Ai mendon se duke bërë presion në gjysmëfushën kundërshtare dhe duke kryer sa më pak gabime, fitorja do të jetë më e lehtë për t’u arritur.

“Ne përgatitemi për çdo ndeshje! Sigurisht që për mua Bajerni i Mynihut është diçka speciale. Unë kam qenë shumë i suksesshëm në këtë klub si lojtar e pastaj edhe si trajner. Është një klub i jashtëzakonshëm dhe unë ende kam shumë të njohur aty e po ashtu marrëdhënie të mirë me lojtarët e trajnerët. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme, që gjithmonë do ta kujtoj! Por për mua ka një kapitull të ri që quhet Barcelona dhe jam shumë i lumtur! Ndihem mirë që jam këtu! Ndaj Bajernit duhet presion si edhe kujdes në mbrojtje!”

Flick ka fituar tripletë titujsh me klubin bavarez, ndërsa në verën e 2021 u ul në stolin e kombëtares gjermane. Ndërsa tani te katalanasit, skuadra ka nëntë fitore të arritura në kampionat nga 10 ndeshje të luajtura.

Gjermani ishte në stolin e bavarezëve në humbjen turpëruesë që i shkaktuan blaguranave me rezultatin 8-2 katër vite më parë.

Edhe te Bajerni atmosfera është mjaft e mirë, me ekipin që ka kryer përgatitjet e fundit përpara takimit në Çampions.

Klan News