Trajneri Hansi Flick tha se Barcelona duhet që të luajë më mirë sesa kundër Athletic Bilbao-s, nëse dëshiron që të mposhtë Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës. Ai shpreson se një fitore do t’i ndihmojë katalanasit që të marrin energjinë e nevojshme që u nevojitet për pjesën tjetër të sezonit.
“Është një sfidë e madhe! Po flasim për ‘El Clasico’ dhe finalen e Superkupës. Nëse fitojmë, do të fitojmë më shumë besim për pjesën tjetër të sezonit! Nëse triumfojmë, do të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Duhet t’u tregojmë atyre se dimë të luajmë! Këtë duhet ta bëjmë më mirë se sa kundër Athletic Bilbao. Ata janë të fortë, por ne e kemi vetë në dorë!”
Dani Olmo është gati që të luajë kundër Los Blancos, pasi Këshilli Kombëtar i Sporteve në Spanjë vendosi të lejojë Barcelonën të regjistrojë sulmuesin Olmo dhe Viktor. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se lojtarët e tij ishin besimplotë për suksesin në finalen e Superkupës.
Los Blankos u mundën në El Clasico e fundit nga blaugranat në kampionat, por italiani beson se këtë herë në Arabi do të jetë ndryshe.
“El Clasico ngelet gjithnjë El Clasico! Por presioni shtohet më shumë kur është një finale! Kemi luajtur shumë herë ndaj Barcelonës. Të përballesh me ta është gjithmonë speciale! Jemi të emocionuar, por te ne dominon besimi te fitorja, si gjithnjë në finale!”
Edhe Jude Bellingham nuk ishte në formën e tij më të mirë në gjysmëfinale ndaj Majorkës, por tekniku italian tha se anglezi është gati për të luajtur ndaj Barcelonës.
Klan News