Real Madrid është padyshim skuadra më e goditur nga dëmtimet e shumta. Lucas Vasquez ishte lojtari i radhës i lënduar.

Mbrojtësi i djathtë, pësoi dëmtim muskulor dhe do të jetë jashtë për ndeshjen ndaj Manchester City në Champions League.  

Për këtë sezon, ky është dëmtimi i 36-të për Realin, ku 26 janë probleme muskulore. Skuadra madrilene po përballet me një krizë sa i përket dëmtimeve, sidomos në repartin e mbrojtjes.

Në këtë repart, Real Madrid është pa Carvajal, Militao, Alaba, Rudiger dhe Vasquez. Këta pesë futbollistë nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e Champions-it. /tvklan.al