Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, do të përballet me Valencian në transfertë në mbrëmjen e së shtunës në sfidën e parë të La Liga-s.
Blaugranat do të kenë disa mungesa të rëndësishme, ndërsa sulmuesi i krahut Lamin Yamal do të jetë i disponueshëm pavarësisht se babai i tij Mounir Nasraoui është në spital pasi u sulmua me thikë më 14 gusht.
Por rikthehet edhe mesfushori Pedri, që e ka lënë pas dëmtimin në Euro 2024.
Hansi Flick, trajneri i Barcelonës: Jam shumë i lumtur që kam Pedrin, ai është shumë i veçantë! E ndryshon ekipin tërësisht dhe mund të jetë një opsion për pjesën e dytë. Ai mund të na ndihmojë shumë! Jam i lumtur me ekipin që kam, çfarë jep dhe kur shikon të gjithë lojtarët e dëmtuar që kemi e kur ata të kthehen, mendoj se jemi një ekip mjaft i fortë.
Për takimin që do të zhvillohet në stadiumin “Mestaja”, tekniku gjerman, i cili u ul në stol në maj te katalanasit, nuk do të ketë të gatshëm Gavi, De Jong, Ansu Fati. dhe Olmo.
Klan News