Muaji i modës po i afrohet vijës së finishit dhe nëse ka një qytet nga i cili buron energjia dhe shkëlqimi, është Milano. Ndoshta është një homazh për markat italiane, por drejtorët kreativë dhe grimierët lënë gjithnjë gjurmën e tyre.

Shtëpitë e modës dinë si të qepin bukurinë dhe të rrëfejnë histori përmes veshjeve, spektaklit dhe krijimtarisë.

Këtë sezon, Java e Modës në Milano u karakterizua nga ide grimi dhe flokësh që i dhanë trajtë vizionit të stilistëve. Frymëzimi i viteve ’90 tregon që grimierët ende s’janë gati për ta lënë pas dhe mjafton t’u hidhni një sy fotove për të kuptuar pse.

Drejt e nga krevati

Herën tjetër që flokët do i keni të elektrizuar, shtiruni si një modele e Prada. Modelet parakaluan me flokë të shpupurisur që dukej sikur sapo ishin zgjuar.

Buzë të errëta

Grimierja legjendare Pat McGrath përdori lapsa të errët buzësh për t’u shtuar dimension. Në fund, buzët duken më të lëmuara me një shkëlqyes transparent. Për sytë, nuanca perlash dhe shumë shkëlqim për t’i bërë të duken si kaledoiskop.

Flokë të kthyer

Flokët e shkurtër dhe të kthyer në fund kanë gjithë vëmendjen. Moschino i theksoi shumë format, por ky model është një shkrirje e së vjetrës me modernen.

Penel blu

Lëreni penelin e zi dhe merrni një me ngjyrë. David Koma i dha vulën e aprovimit trendit duke e zgjedhur në pasarelën e tij të parë të Blumarine. Grimieri Patrick Glatthaar vendosi xixa blu në sytë e bukurosheve si Irina Shayk.

Buzë “confetti”

Buzët e kuqe nuk ikin kurrë nga moda, por Java e Modës në Milano tregoi se në disa raste, mund të tregohet ndryshe. Antonio Marras vendosi në buzë grimca metalike në ngjyrë rubini. Dhe meqë xixat asnjëherë s’mjaftojnë, edhe flokët e modeleve ishin zbukuruar me rrathë gurësh.

Penel i dyfishtë

Sytë si mace nuk mund  të anashkaloheshin nga Giorgio Armani, por duke e dyfishuar. Peneli në kafe të lehtë që përfundon në dy bishta i jep ëmbëlsi fytyrës.

/tvklan.al