Gazetarja: “Zoti Çeliku, çfarë impakti do të ketë në jetën politike ngjarja e rëndë, ku humbën jetën si pasojë e aksidentit ajror presidenti polak Kazinski dhe disa personalitete të tjera të jetës politike në vend?”
Florent Çeliku: “Sot është vërtetë një ditë e rëndë për Poloninë. Është një aksident tragjik në të cilën, sikurse ju e pohuat, humbën jetën elita politike dhe ushtarake e Polonisë, për fat të keq, me presidentin Kazinski, përfshirë edhe Zonjën e Parë. Ky ishte një avion që mbarte delegacionin polak drejt një ceremonie konorative në Katin, në kuadër të 70-vjetorit të masakrës së Katinës të 1940-tës. Presidenti Kazinski ishte i shoqëruar nga figura të nderuara të shquara të politikës dhe jetës polake, përfshirë kreun e Institutit të Kujtesës Kombëtare, Janusz Kurtika, kreun e Bankës Kombëtare polake, Skrzypek dhe Zonjën e Parë, Kaczynska dhe ndër të tjerë edhe ish Ministrin e Mbrojtjes, Szmajdzisnki, presidentin e fundit në ekzil, është Kaczorowski, kreun e kancelarisë së presidentit,(Wladyslaw) Stasiak, zëdhënësin presidencial, sekretarin e shtetit, Handzlik, kryetarin e grupit parlamentar të Partisë së Ligjit të Drejtësisë, Vosjevski dhe deputetë, si dhe Bishopin, Ploski. Sigurisht që kjo është një humbje jashtëzakonisht e madhe dhe është, ka një përkujtim fatkeq të ngjarjes së humbjes së elitës polake në, të Republikës së Dytë në 1940-tën, me humbjen e një pjesë e rëndësishme të elitës polake të Republikës së Tretë, sot pra, dhe normalisht është një impakt i madh psikologjik. Negativisht, duke folur psikologjik, politik dhe social në Poloni.”
Gazetarja: Kush mund ta zëvendësojë presidentin Kazinski pas kësaj tragjedie të rëndë ajrore, zoti Çeliku?
Florent Çeliku: “Normalisht është, Polonia është një shtet i konsoliduar, është një demokraci e konsoliduar dhe sipas kushtetutës polake parashikohet që me vdekjen e presidentit, presidenti që merr detyrën do të jetë kryetari i parlamentit, Bonislav Komorovski, i dyti në radhën e protokollit polak. Ajo ka ndodhur normalisht dhe është automatike dhe normalisht duhet brenda dy javësh dhe jo më vonë se 60 ditë të thirren zgjedhjet e reja presidenciale.”/tvklan.al