Anxhelina Hadërgjonaj dhe Flori Mumajesi paralajmëruan para pak ditësh projektin e ri muzikor, por në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për një këngë.

Dyshja kanë publikuar dy këngë të reja me titull “Anash dhe Doja”.

Projektet muzikore janë shoqëruar me videoklip dhe artistët na dhuruan emocione mjaft të bukura përmes zërit të tyre.

Ndërkohë, ditën e sotme Anxhelina feston ditëlindjen dhe është shprehur se kjo është dhurata më e bukur që mund të merrte në këtë ditë.

“Nuk mund të merrja dhuratë më të bukur për ditëlindje!

Faleminderit @iamflorimumajesi që ke dhënë pjesë të shpirtit tënd në këto këngë që të dy ne i duam kaq shumë.”, ka shkruar ajo./tvklan.al