Mbrëmjen e djeshme këngëtari dhe kantautori i njohur Flori Mumajesi ka publikuar këngën e tij më të re. Këngë titullohet “Dhemb” dhe është një baladë rrëqethëse që mund të përlotë të gjithë dhe i dedikohet humbjes së njeriut të dashur.
“Sa po më mundojnë ditët që po kaloj, s’jemi më ne si dje. Se pranoj dot të të kërkoj e mos të të gjej se më dhemb pafund, më dhemb pafund”, janë disa nga rreshtat e tekstit të këngëtarit.
Gjithashtu dje Flori ka publikuar një pjesë të këngës në Instagram dhe i kërkon falje të gjithëve që nuk arriti të krijojë një këngë festive sepse të gjithë po jetojmë një kohë të vështirë.
“Jetojmë në kohë të veshtira, më falni që shpirti s’më krijoi një këngë festive! Thjesht nuk munda dot”, ka shkruar Flori. /tvklan.al