Ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama i ka surprizuar të gjithë me këngën që është kthyer “fiksim” i ditëve të fundit.
Rama ka shpërndarë një video nga Valbona e bukur e zbardhur nga dëbora, të cilën ka zgjedhur ta shoqërojë me ritmet e projektit muzikor të artistes të titulluar “Diell”.
Pasi videoja është bërë virale, nuk kishte si të mungonte reagimi i Fifit, e cila e ka ripostuar në InstaStory, ku ka treguar se ka mbetur pa fjalë.
Po ashtu, për këtë video ka reaguar edhe producenti Flori Mumajesi, i cili ka ftuar që të gjithë ndjekësit e tij që ta shijojnë këngën dhe pamjen.
“Bllok e ka kush fillon e shpërthen në komente pa lidhje në profilin tim! Besoj do e kem mirëkuptimin tuaj. Këtu nuk jemi në forume politike të asnjë partie dhe të asnjë programi televiziv. Shijoni pamjen dhe sigurisht këngën”./tvklan.al