Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Fluksi i madh i njerëzve që kanë frekuentuar plazhin e Durrësit këtë fundjavë, ka sjellë si pasojë rëndimin e trafikut në vendin e quajtur Ura e Dajlanit. Automjeteve që vinin nga qyteti i Tiranës i janë shtuar dhe automjetet e durrsakëve.
Trafiku ka qenë i tillë për disa orë rresht. Ndërsa më pas ata kanë pushuar në plazhin e Durrësit, duke shfrytëzuar dhe kohën e mirë me diell. Ja çfarë thonë vetë pushuesit për kushtet dhe prezencën e tyre gjatë fundjavës në plazh.
Pushuesi: “Sot është dita e parë, sepse edhe kemi filluar vonë se ka qenë edhe koha e keqe”.
Gazetarja: Keni ndërmend t’i kaloni pushimet në Durrës?
Pushuesi: “Po sigurisht, sepse është qyteti im i lindjes”.
Megjithatë ka dhe pushues, që mendojnë se kushtet mund të kishin qenë më të mira në plazhin më të madh dhe më kryesor të vendit./tvklan.al