Bota po rimëkëmbet nga kriza financiare që e vuri në gjunjë në vitin 2008, por ngritja në këmbë nuk do të jetë aq e shpejtë. Për këtë janë në unison Organizata për siguri dhe Bashkëpunim në Europë, Presidenti i Bankës Federale amerikane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Drejtori i këtij të fundit, Dominique Strauss Kahn, deklaroi në Nju Jork, se Ekonomia globale po del nga kriza më e rëndë ekonomike e kohërave tona, por rimëkëmbja e saj do të jetë relativisht e ngadaltë.

Ka ende faktorë të shumtë që rrezikojnë  ta bëjnë ekonominë globale akoma më të brishtë paralajmëroi ai. Ndër këto rreziqe Strauss Kahn përmend papunësinë që sipas tij do të vazhdojë të shtohet deri në fund të vitit të ardhshëm. Sipas tij rrezik do të përbënte edhe tërheqja e parakohshme e paketave fiskale të qeverive të ndryshme.

Daljen nga kriza e konfirmojnë edhe ekonomistët më të lartë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që parashikojnë se rritja ekonomike do të ndihet si fillim në fuqitë e mëdha , si Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Francë. Sipas organizatës rënia e inflacionit, u ka lejuar shumicës se qeverive evropiane dhe bankave qendrore në botë, të marrin masa drastike fiskale dhe monetare për të stimuluar ekonominë që e bën daljen e botës nga kriza më e rëndë që nga Depresioni i Madh, një histori suksesi. /tvklan.al

Gazetarja Urita Dokle