Ish-kryeministri Sali Berisha takohet sot me demokratët e Kavajës, në atë që e quan “Foltorja”, nismë e tij për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i Partisë Demokratike.

Berisha ka thirrur në takim për t’u bashkuar demokratët në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës në këtë qytet, me moton “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Sot pritet të bëhet publike edhe data e thirrjes së Kuvendit Kombëtarë Demokrat, pas mbledhjes së më shumë se 50% të firmave të delegatëve.

Klan News