Mësues dhe studentë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi u mblodhën në një seminar ku qëllimi ishte trajnimi i pjesëmarrësve në strukturat, vlerat dhe debatet e sotme publike në mënyrë që të nxiten toleranca dhe mirëkuptimi. Gjithashtu ky seminar do të nxisë bashkëpunimin midis shqiptarëve nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
Lidhja me Paktin e Stabilitetit është krijimi i rrjetit të lidershipit të ardhshëm shqiptar në kuadrin ballkanik. Ky seminar u financua nga Fondacioni Soros dhe u organizua nga programi iniciativa rinore për Europën Lindore në kuadër të Paktit të Stabilitetit.
Kjo ishte faza e parë e këtij seminari trajnimi dhe u mbështet dhe nga Ministrisë e Kulturës të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Faza e dytë e seminarit do të zhvillohet në Maqedoni dhe në Mal të Zi./tvklan.al