Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Për herë të parë qeveria miraton një shtesë fondesh për Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve. 300 milion lekë të reja janë vënë në dispozicion më kërkesën e ministrit Edi Rama për projektet artistike.

Edi Rama, Ministri i Kulturës:- “Janë disa aktivitete të mëdha artistike, siç është fesivali i parë ndërkombëtar i vokalit operistik, siç është festivali i madh i teatrit në Butrint, i edicionit antik, siç është Panairi i Librit, apo edhe disa turne që ne kemi vendosur të bëjmë në qytete të tjera të vendit. Në mënyrë që prodhimi kulturor të mos jetë më i përqëndruar vetëm në Tiranë por të ketë mundësi të qarkulloj në të gjithë territorin e Shqipërisë”.

Ndërkaq Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ka tashmë të hartuara projektet e restaurimit të fasadave kryesore të ndërtesave historike ku hyjnë 6 ndërtesat e ministrive dhe Bashkisë në qendër të Tiranës.

Edi Rama, Ministri i Kulturës:- “Për këtë projekt ne jemi kontaktuar ekspert prestigjoz jashtë Shqipërisë, të cilët mund të japin ndihmesën e tyre për kthimin e bulevardidt të Tiranës, në Ansambël Monument Kulture”.

Kjo fazë e dytë e restaurimit marrë përsipër nga Ministria e Kulturës, që përfshin monumentet e quajtur ansambël kulture, pritet të realizohet edhe në disa rrethe të Shqipërisë, si në kalanë e Gjirokastrës dhe të Beratit./tvklan.al