Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, rrezikon pezullimin nga Federata Italiane, pas deklaratave të bëra në përfundim të ndeshjes me Atalantën.
Tekniku kuqezi, shpërtheu ndaj arbitrimit, duke thënë se goli i parë i ziklatërve duhej anuluar, ndërsa nuk i kurseu akuzat.
Për këtë, ndaj trajneri është hapur një hetim dhe rrezikon pezullimit. Megjithatë, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka sheshuar polemikat, duke thënë se arbitrat kanë gjithmonë të drejtë.
“Unë nuk flas për arbitrat. Ata gjithmonë kanë të drejtë. Nuk mund të them asgjë për kontaktin Theo-De Katalaere, janë arbitrat ata që vendosin”, tha Scaroni. /tvklan.al