Kyle Walker do të jetë goditja e merkatos së dimrit për Milanin. Klubi kuqezi ka mbyllur akordin me mbrojtësin, i cili ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në Itali.

Në orët e ardhshme, janë për tu zgjidhur vetëm detajet e fundit me Manchester City-n, para se të udhëtojë drejt Milanos.

Klubi kuqezi do të paguajë 1 milion Euro për huazimin e Walker deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje për 5 milionë Euro.

Për futbollistin është gati kontrata deri në verën e vitit 2027. /tvklan.al