Milani do të përballet të Dielën me Interin, në derbin e qytetit, që pritet të jetë spektakolar dhe shumë i luftuar.
Në prag të kësaj përballje, situata te kuqezinjtë nuk është më e mira e mundshme. Trajneri Sergio Conceicao ka emergjencë në mbrojtje.
Matteo Gabbia ka shfaqur probleme dhe rrezikon të mungojë. Jashtë pritet të jetë edhe Malick Thiaw, i cili ende është i dëmtuar.
Në këtë situatë, dyshja e mbrojtjes do të plotësohet nga Tomori dhe Pavlovic. Në krahun e majtë do të luajë Theo Hernandez, ndërsa në të djathtë Kyle Walker. Për anglezin ky do të jetë debutimi me fanellën e Milanit, pasi u afrua vetëm pak ditë më parë. /tvklan.al