Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë ende të respektuar në botën e futbollit edhe pse nuk luajnë më për klubet evropiane. Messi, 37 vjeç dhe Ronaldo, 39 janë lojtarët e vetëm që nuk aktivizohen në kampionatet Europiane të përfshirë në listën prej 26 futbollistësh të sindikatës globale të lojtarëve, Fifpro.

Dyshja janë nominuar për një vend në formacionin e vitit 2024, që do të zbulohet mbrëmjen e 9 Dhjetorit. 24 të nominuarit e tjerë luajtën vitin e kaluar për klube në Angli, Gjermani, Spanjë dhe Francë. Kylian Mbappé është i vetmi francez, ndërsa në këtë listë nuk bëjnë pjesë asnjë futbollist nga klubet italiane, të Amerikës së Jugut apo Afrikë.

Tetë lojtarë të Real Madridit, duke përfshirë Mbappé, Vinícius Júnior dhe Jude Bellingham, janë kandidat për një fanellë titullari në formacionin e vitit, plus shtatë nga Manchester City duke përfshirë fituesin e Topit të Artë Rodri, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland.

I pranishëm edhe Yamine Lamal, shtatëmbëdhjetë vjeçari i Barcelonës. Skuadra do të ndërtohet në bazë të votimit të kryer nga 28 mijë futbollistë profesionist në 70 vende të ndryshme.

Klan News