Java e 18 e Kategorisë Superiore dhuroi 17 gola të shënuar. Në 5 sfida të luajtura, 3 prej tyre përfunduan me rezultatin 2-1, kurse dy të tjera në barazim 2-2. Në 11-shen më të mirë, të përzgjedhur nga trajnerët e ekipeve kombëtare, 3 lojtarë janë nga Dinamo, 2 nga Bylisi dhe Vllaznia e 1 nga Partizani, Elbasani, Teuta dhe Egnatia.
Portieri më i mirë i javës u përzgjodh Klevis Hasanbelli i ekipit të Bylisit. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Esat Mala i Vllaznisë, Dynel Simeu i Teutës, lojtari i Elbasanit Emiljano Musta dhe Loran i Dinamos. Mesfushorët janë lojtari i bluve Klevi Qefalija, Arli Përgjoni i Bylisit dhe Serxho Ujka që luan për Egnatian.
Në qendër të sulmit është sulmuesi i Dinamos Baton Zabërgja ndërsa nga krahët Tedi Cara i Partizanit dhe Kevin Dodaj i Vllaznisë. Në stol, sërish Ilir Daja është përzgjedhur si trajneri më i mirë.
Klan News