Gara për katërshen që do të luajë për titullin kampion në muajin maj mbetet e fortë. Ekipet nuk duan të lënë pikë që mos të largohen nga objektivat. Këtë javë kryesuesit përballen me skuadra të gjysmës së dytë të tabelës, por ndeshjet nuk duhen nënvlerësuar.
Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic e quan tepër të vështirë ndeshjen e së shtunës ndaj një ekipi si Laçi, për më tepër në fushën e kurbinasve.
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë me Laçin, e respektoj këtë ekip, për mua është një skuadër shumë e mirë. Sigurisht që ne duhet të mendojmë për veten tonë. Kemi 3 ndeshje në pak ditë.”
Dinamo do të luajë me Skënderbeun dhe për trajnerin Ilir Daja rezultatet e javës së kaluar treguan se renditja nuk përcakton forcën e skuadrës kundërshtare.
“Nuk do të kemi asnjë dozë euforie apo nënvlerësimi për Skënderbeut edhe pse mbyll klasifikimin.”
Po për javën e 23-të Tirana do të luajë me Elbasanin. “Bardheblutë” u rikthyen te fitorja javën e kaluar dhe duan të vazhdojnë në këtë rrugë.
“Patjetër që rezultati pozitiv na bën të ndjehemi më mirë, por dimë shumë mirë që duhet të kemi vazhdimësi.”
Këto takime mbyllin javën e 23 të Kategorisë Superiore.
Tv Klan