Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave përzgjodhën formacionin dhe teknikun më të mirë të javës së 30 të Kategorisë Superiore.
Nga dy lojtarë kanë ekipet e Elbasanit dhe të Skënderbeut, ndërsa Bylis, Egnatia, Laçi, Aprtizani, Dinamo e Teuta nga një.
Në portë qëndron gardiani i ballshiotëve, Batista.
Në të majtë dhe qendër mbrojtësit e Elbasanit Musta dhe Olberkis, Xhemajli i Egnatias dhe në të djathtë Kurti i Laçit.
Mesfusha përbëhet nga Soler i Tiranës, Taipi i Partizanit dhe në të djathtë lojtari i Teutës Lloci.
Ofensiva përbëhet nga dy futbollistët e Skënderbeut Nasr dhe Bismark dhe Zabërgja i Dinamos.
Për javën e 30, trajneri më i mirë u përzgjodh ai i ekipit korçar, Ernest Gjoka.
Java e 30-të ka qenë e kursyer në gola! Në total në pesë takime të luajtura u shënuan nga ekipet vetëm 7 rrjeta. Ndërsa 4 ndeshje u mbyllën në barazim dhe suksesi i vetëm ishte i Skënderbeut në Shkodër kundër Vllaznisë.
Klan News